Iliaz Bylykbashi ka rrëfyer sulmin e parë në vitin 1991 mbi kullën e Jasharëve nga forcat agresore serbe.
Ai tregon se sulmi kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, sepse kështu bëheshin arrestimet atëherë nga regjimi serb.
Bylykbashi tregon se serbët kishin vënë një polic shqiptar përpara, në mënyrë që po të kishte të shtëna, shkruan Gazeta Express.
“Xhafer Jashari, ish-polic. Policia para se me shku me sulmu shtëpinë e Jasharëve, e vendosin përpara Xhevdet Jasharin. Pse e bënë këtë. Sepse po të gjuanin Jasharët nga kulla, do të gjuanin e vrisnin Xhaferin. Me këtë do i vënin në hasmëri. Në këtë mënyrë e kanë bërë. Por ai ka shpëtuar. Ata kanë menduar se do të vriteshin mes vete. Shikoni, fabrika e municioneve nuk ndodhej as 500 metra larg kullës së Jasharëve. Shumë afër. Shihet në foto. Ata cdo lëvizje e kanë ditur”, tha ai.