Profesori dhe analisti politik Blerim Latifi ka komentuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Latifi thotë se më shumë kjo iniciativë është nxitë nga Gjermania, në mënyrë që të jetë si një lloj ndëshkimi për Serbinë.
Sipas tij, ky ndëshkim ka të bëjë me qëndrimin e Serbisë sa i përket agresionit rus në Ukrainë, shkruan Gazeta Express.
“Për mendimin tim, kjo iniciativa për me apliku për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mendoj që më shumë se iniciativë e jonja, më duket se është iniciativë e nxitur prej një shteti të fuqishëm perëndimor, me gjasë nga Gjermania, të cilët mbase janë duke e përdor këtë favor që po i jepet Kosovës, këtë situatë me dhënë leksion Serbisë. Për mendimin tim është një lloj ndëshkimi që po i bëhet Serbisë”, tha Latifi.