Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Dritan Abazoviqin për zgjedhjen e tij si kryeministër i Malit të Zi, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE.
Presidentja e vendit e cilësoi fitoren e Abazoviqit si arritje të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi.
Tutje ajo theksoi se vendi ynë gëzon raporte të shkëlqyera me Malin e Zi.
Postimi i plotë i saj:

Sot Mali i Zi votoi qeverinë e re të udhëhequr nga z. Dritan Abazoviq.
Në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht sulmohen vlerat demokratike, është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE.
Sot është po ashtu një arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Kosova dhe Mali i Zi gëzojnë raporte të shkëlqyera e jam e sigurt se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet githnjë e më shumë.
Urime e punë të mbarë, Kryeministër Abazoviq! /InLajmi/