Profesori universitar, Blerim Latifi ka reagur ndaj lajmit se Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, duke u bërë kështu kryeministri i 3-të shqiptar i një shteti në Ballkan, përcjell InLajmi.
Ai theksoi se mbetet për t’u parë nëse Dritan Abazoviç multikulturalizmin e emrit të tij (me emrin shqiptar ndërsa mbiemrin gjysmë malazez dhe boshnjak) ta projektojë në Mal të Zi.
Latifi nuk mendon se qeveria e Abazoviqit do të zgjasë më shumë se ajo tjetra, duke theksuar se vetë Abazoviqi e di këtë rrezik dhe sipas tij që ta neutralizojë këtë paraprakisht, ai ka krijuar një qeveri ‘kineze’.
Gjithashtu Latifi nuk hezitoi të ironizonte, duke thënë se tani kemi 3 kryeministra, 3 kryeparlamentarë e 2 presidentë shqiptarë, mirëpo punët i kemi llugë andej e këndej.
Postimi i plotë i tij:

3 kryeministra, 3 kryeparlamentarë e dy presidentë shqiptarë, e punët llugë andej e këndej, majtas e djathtas.
Janë të rralla rastet kur emri i një politikani përputhet krejtësisht me profilin e tij politik. Rasti i kryeministrit të ri të Malit të Zi është i tillë. Emrin shqiptar, mbiemrin gjysmë boshnjak dhe gjysmë malazez.
A do të arrij Dritan Abazoviçi që multikulturalizmin e emrit të tij ta projektojë në një Mal të Zi multikulturalist, mbetet për t’u parë. Unë jam i prirur me mendu se qeveria e tij nuk do të zgjas më shumë se ajo tjetra. Vetë Abazoviçi e di këtë rrezik dhe që ta neutralizojë paraprakisht atë, e paska kriju një qeveri kineze, me 18 ministra e 4 zëvendëskryeministra, në një shtet që ka vetëm 600 mijë banorë. /InLajmi/