Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë pas një lëndimi në vendin e punës, përcjell InLajmi.
Personi thuhet të ketë pas lëndime të rënda trupore të cilat i mori në vendin e tij të punës në një firmë në Obiliq, e që të njëjtat tanimë i ndjeri nuk mundi t’i përballoj.
Trupi i pajetë i personit me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që në një firmë në Obiliq gjatë punës kishte pësuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, inspektori i punës dhe është kontaktuar prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/
