Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka deklaruar sot se forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainas se ushtarë.
“Unë dua që kjo të dëgjohet jo vetëm në Kiev, por në të gjithë botën,”tha Reznikov, raporton Reuters.
Sipas shifrave të fundit nga zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, nga ora 4 e mëngjesit e 24 shkurtit deri në mesnatën e 9 marsit, 549 njerëz janë vrarë, transmeton Gazeta Blic.
Ndërsa nga sulmet ruse 957 persona janë plagosur.