Dronë dhe raketa ruse vranë të paktën 14 civilë dhe plagosën dhjetëra të tjerë në Ukrainë gjatë sulmeve të natës, thanë zyrtarët vendas të hënën.
Në kryeqytetin Kiev u raportuan nëntë të vdekur, ku një ndërtesë banimi u shemb pjesërisht nga sulmet.
Sulmet ndodhën në të njëjtën kohë kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nisi një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku zhvilloi një takim privat me Mbretin Charles III.
Forcat ajrore ukrainase bënë të ditur se Rusia lëshoi 352 dronë dhe mjete mashtruese gjatë natës, si dhe 11 raketa balistike dhe 5 raketa lundruese, transmeton klankosova.tv.
Sipas një deklarate zyrtare, mbrojtja ajrore arriti të rrëzonte ose bllokonte 339 dronë dhe 15 raketa përpara se të arrinin objektivat.