Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, tha se sulmi i SHBA-së ndaj centraleve bërthamore iraniane “shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që është tashmë i tronditur”.
“Dy ditë më parë, në këtë sallë, bëra një apel të drejtpërdrejtë: jepini paqes një shans. Kjo thirrje nuk u mor parasysh”, tha ai në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të dielën. “Në vend të kësaj, bombardimi i objekteve bërthamore iraniane nga Shtetet e Bashkuara shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është duke u tronditur”, tha kreu i OKB, transmeton Periskopi.
Guterres tha se ai ka “dënuar vazhdimisht çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme”, duke shtuar se “populli i rajonit nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi. E megjithatë, tani rrezikojmë të biem në një vrimë hakmarrjeje pas hakmarrjeje”.