• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 20 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kosova këtë vit do t’i nënshtrohet testit PISA, a pritet të ketë rezultate më të mira?

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
2 March 2022
në Kosovë
0 0
0
Kosova këtë vit do t’i nënshtrohet testit PISA, a pritet të ketë rezultate më të mira?
0
SHPERNDARJE
114
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit në Kosovë ka vendosur që vendi, për herë të 3-të, t’i nënshtrohet testit ndërkombëtar për nxënësit, të njohur si PISA, shkruan InLajmi.

PISA, apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është një studim mbarëbotëror i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në vendet anëtare dhe joanëtare, i cili ka për qëllim vlerësimin e sistemeve arsimore.

E ky test e ka nxjerrë Kosovën gati në fund të listës botërore në vitin 2015 dhe në vitin 2018.

Por a pritet të ketë përmirësime lidhur me rezultatet e testit PISA që pritet të mbahet këtë vit, zëdhënësja në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Iliriana Pylla për Gazetën InLajmi, ka thënë se është shumë e vështirë të parashikohet se cili do të jetë ndikimi i pandemisë në rezultatet e testit PISA.

Pylla ka theksuar se tashmë ka përfunduar faza e përzgjedhjes së shkollave dhe tani janë në fazën e kontaktimit të atyre shkollave ku do marrim listën e nxënësve dhe do të bëhet përzgjedhja e nxënësve.

“Kosova do të merr pjesë në testin PISA 2022. Gjatë pandemisë ka pasur çrregullime të shumta të procesit mësimor, gjë që ka rezultuar me humbje mësimore të konsiderueshme. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por, pothuajse, në të gjitha vendet e globit. Është shumë e vështirë të parashikohet se cili do të jetë ndikimi i pandemisë në rezultatet e testit PISA. Do të jetë interesante të shihet nëse do të rriten dallimet në mes të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, pasi këto të 2-at, ku bën pjesë edhe Kosova, kanë pasur më shumë vështirësi që të organizojnë mësimin në distancë”,theksoi Pylla.

Më tej ajo theksoi faktin se sikurse cili vend i botës edhe Kosova do t’i bart pasojat e mësimit online, pasi që kjo mënyrë e mbajtjes së mësimit nuk është reaguar si zëvendësim adekuat.

“Ka 2 vite që kemi çrregullime serioze të procesit mësimor të shkaktuara nga pandemia dhe një situatë e tillë, nuk mund të mos ndikojë në performancën e nxënësve. Prandaj, nuk presim se do të ketë ndonjë përmirësim të ndjeshëm të rezultatit në raport me vitin 2018, por presim angazhim maksimal të nxënësve, në mënyrë që testi të jep informacion sa më të besueshëm për përgatitjen e nxënësve në fushën e lexim -shkrimit, matematikës dhe shkencave të natyrës”,tha më tej Pylla.

Zëdhënësja e MASHTIT-t, po ashtu njoftoi se janë përzgjedhur 237 shkolla nga të cilat do të përzgjidhen rreth 7.000 nxënës

E Rinor Qehaja, drejtor ekzekutiv i Institutit EdGuard, tha se rezultatet e mira të testit PISA vine nga kurrikula mësimore dhe asesi nga përgatitja e nxënësve për test një javë më herët.

“Rezultatet nga testi PISA paraqesin një përmbledhje valide dhe reale të arsimit në vend në krahasim me çfarëdo vlerësimi tjetër të brendshëm. Pjesëmarrja në PISA është e rëndësishme për të ruajtur trendin statistikor si dhe mbi të gjitha si rikujtues i gjendjes së vërtet të arsimit”,tha ai.

Testi PISA, sipas Qehajës nuk duhet të jetë qëllim në vete për një arsim të mirë por një arsim më i mirë si përgjegjësi ndaj të rinjve të vendit.

“Pikënisje e ndryshimit duhet të jetë instalimi i llogaridhënies në arsimin në vend, që si zgjidhje (output) do të kishte një mësimdhënie më cilësore. Pra, testi PISA nuk duhet të jetë qëllim në vete për një arsim më të mirë, por një arsim më i mirë si përgjegjësi ndaj të rinjve të vendit”,tha Qehaja për Gazetën InLajmi.

Ndërkohë Dibran Hoxha nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) për Gazetën InLajmi thotë se nuk shpreson se do të ketë përmirësime sa i përket testit PISA.

“Gjendja ka qenë e përkeqësuar, dhe ne tash e disa vite kërkojmë që vetting-u në arsimin e lartë t’i filtrojë personat që meritojnë epitetin e mësimdhënësit”,tha Hoxha.

Në anën tjetër, Rrahman Jasharaj, nga SBASHK-u lidhur me rezultatet e dobëta të testit PISA tha se uron që këtë vit të dalin më mirë se vitet e tjera.

“Shpresojmë të dalim më mirë sepse me të vërtet kemi qenë keq. Po e ritheksoj se më së paku fajtor janë mësimdhënësit. Në arsimin e Kosovës janë bërë shumë eksperimente. Pra mësimdhënësit nuk kanë shumë autonomi për të vepruar. Po në fakt fajtor janë të gjithë për këto rezultate”,tha Jasharaj.

Tutje, Jasharaj ka rekomanduar që pas përfundimit të këtij testi këtë vit, të ulen të gjithë së bashku, pra përgjegjësit për një zgjidhje në mënyrë që si vend të dalim me rezultate të mira dhe të mos ofendohen mësimdhënësit.

“SBASHK-u do jetë i gatshëm me mësimdhënësit të shohim nga afër ku janë të metat dhe t’i tejkalojmë dhe të jemi më të mirë. Jemi të interesuar të kemi një arsim me rezultate më të mira Kur jemi më të dobët nuk ndjehemi mirë “,tha Jasharaj.

Ndryshe, nga rezultatet e testit PISA të vitit 2018, vendet fqinje kanë performuar më mirë.

E para nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrëse në këtë test, është radhitur Serbia, e pasuar nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe në vitin 2015, Kosova është renditur më poshtë se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia nuk ka marrë pjesë.Lindita Canolli-Fejzullahi /InLajmi/

Tags: Iliriana PyllaRinor QehajaRrahman JasharajTesti PISA
Postimi i mëparshëm

I burgosuri rus: Putini është i çmendur, duam të jemi komb i paqes

Postimi tjetër

Kurti: Mezi pres të punojë me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale dhe me rritje të temperaturave

20 May 2025
Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon
Kosovë

Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon

19 May 2025
KOMF kërkon hetim të shpejtë për foshnjën që u gjet pranë një deponie në Prishtinë
Kosovë

KOMF kërkon hetim të shpejtë për foshnjën që u gjet pranë një deponie në Prishtinë

19 May 2025
Policia me aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë
Kosovë

Policia me aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19 May 2025
E shtunja me mot destabilizues, në disa vise parashihet bubullimë, shi dhe stuhi
Kosovë

Mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira

19 May 2025
QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë
Kosovë

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18 May 2025
Postimi tjetër
Kurti: Mezi pres të punojë me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

Kurti: Mezi pres të punojë me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

Lajmet e fundit

Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e Qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e Qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

20 May 2025
Bajrami për VV-në: Pas më shumë se katër viteve në pushtet, sot janë kundër çdo biznesi vendor

Bajrami për VV-në: Pas më shumë se katër viteve në pushtet, sot janë kundër çdo biznesi vendor

20 May 2025
Çfarë ka ndodhur më 12 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 maj ndër vite?

20 May 2025
Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

20 May 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale dhe me rritje të temperaturave

20 May 2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon!

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon!

19 May 2025
Të mësosh të duash: 5 këshilla

Të mësosh të duash: 5 këshilla

19 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu