Policia e Kosovës, konkretisht ekipet për hetimin e korrupsionit në kuadër të Krimeve Ekonomike janë duke realizuar një operacion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë përcjell Lajmi.net
“Pas përfundimit te operacionit dhe raportimeve nga tereni detajet tjera do te bëhen te ditura më vonë nga kompetentët”, ka thënë Hoxha