• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 19 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 20 maj ndër vite?

J G nga J G
20 May 2025
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur më 12 prill ndër vite?
0
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

20 Maji është dita e 141-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 225 ditë.

325 – Mblidhet Këshilli ikumenik i krishterë, në Nikea (Azi e vogël). Historiani Eusebius, i pranishëm në këtë takim, e quajti atë ‘ikumenik’ që do të thotë ‘mbarë-botëror’ dhe në atë kohë nënkuptonte Perandorinë Romake. Takimi u zhvillua nën kujdesin e perandorit Konstandin. Ai ftoi 1800 peshkopët e kishës së krishterë (rreth 1000 në lindje dhe 800 në perëndim), por vetëm një numër i vogël, rreth 300 u paraqitën, 5 prej tyre ishin nga Iliria. Sipas Eusebius, në librin ‘Historia e Kishës…”, Konstandini (me prejardhje ilire) u siguroi peshkopëve një sallë të madhe e dinjitoze për mbajtjen e kuvendit; dhe vetë bëri një hyrje ceremoniale, nga fillimi qershorit, duke u ulur diku nga fundi i sallës; roli i tij ishte mbarëvajtja e kuvendit, dhe u zotua të përdorte autoritetin e tij për zbatimin e çdo vendimi që do të merrnin peshkopët. Në Këshillin e Nikeas u diskutuan shumë gjëra, që nga natyra e Jezu Krishtit e deri tek njësimi i rregullave kishtare, përfshi caktimin e ditës së pashkëve, duke e shkëputur atë nga pashkët hebraike, si dhe vendimi që lutjet e së dielës që të bëheshin në këmbë dhe jo në gjunjë si deri atëherë. Në përfundim, Këshilli i Nikesë miratoi kanunoren e kishës. Disa peshkopë të lindjes nuk ranë dakord dhe Këshilli i përjashtoi, ndërsa perandori Konstandin i dëboi duke i dërguar në rajone të thella të Ilirisë. Konstandi i madh vdiq më 337; krishtërimi do të bëhej fe zyrtare e perandorisë romake në vitin 380, ndërsa Konstandini do të shpallej Shën Konstandin, Mbrojtësi i Krishtërimit.

1310 – Prodhohen këpucët e para për të dy këmbët, veças, të djathtë dhe të majtë. Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathte, që të konsumoheshin të dyja njëherësh. Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave kur njerëzit thjesht mbështilnin këmbët për t’I mbrojtur nga të ftohtit. Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8000 pes, në atë që tani quhet shteti Mizuri (SHBA). Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme ishin në modë nga shekulli XI deri XV. Në shekullin 17-të këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840. Në kohët biblike një sandale dhurohej në shenjë zotimi. Në mesjetë një prind ia kalonte autoritetin e tij mbi vajzën burrit të saj në një ceremoni të dhënies së këpucës – ati i nuses ia jepte dhëndrit këpucën dhe dhëndri ia dorëzonte nuses e cila e mbante për të treguar se tani e tutje ajo i përkiste burrit. Sot në SHBA këpucë miniature ose reale lidhet në parakolpin e makinës së çiftit të sapomartuar, si kujtesë e ditëve kur një prind i dha dhëndrit një nga këpucët e vajzës së tij si simbol i ndërrimit të kujdestarit. Në Kinë, një nga këpucë e nuses hidhet mbi çati për të siguruar lumturi për çiftin e sapomartuar. Në Hungari dhëndëri ngre një dolli për nusen e tij duke përdorur këpucën e saj në vend të gotës. Edhe shqiptarët e kanë një thënie të lashtë ‘e pi rakinë me opingë’, për njeriun që pi shumë. Një muze këpucësh ekziston në Toronto, Kanada, i vetmi muze i këpucëve në Amerikën e Veriut, ndoshta edhe në botë. Muzeu përmban këpucë dhe sandale që përshkojnë një periudhë prej 4.500 vjetësh.

1498 – Exploreruesi portuguez Vasko da Gama arrin në Kalkutë, Indi.

1506 – Në Spanjë vdiq Kristofor Kolombi, 55 vjeç, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një Botë të re.

1521 – Ignatius Loyola (1491 – 1556) plagoset rëndë nga një predhë topi në betejën e Pamplonas. Gjatë javëve të shërimit nga plagët, Layola, luftëtar spanjoll, i mërzitur nga qëndrimi shtrirë, kërkoi disa romane për të kaluar kohën. Në kështjellë, nuk kishte asnjë libër, përveç një kopje e Jetës së Krishtit dhe një libër mbi shenjtorët. Injaci filloi t’i lexonte, dhe më shumë lexoi, aq më shumë filloi të imitonte shenjtorët dhe vlerat e tyre. Pas kësaj Layola u dorëzua prift, murg dhe themeloi Shoqerinë Jezuite. Në vitin 1622 ai u kanonizua duke marre emrin Shën Injatus.

1609 – Sonetet e Shekspirit botohen për herë të parë në Londër nga Thomas Thorpe. Sonetet hapen me një përkushtim për ” WH”. Identiteti i këtij personi mbetet mister dhe, që nga shekulli i 19-të, ka nxitur shumë spekulime. Një gabim i thjeshtë për inicialet e Shekspirit, “WS” ose ‘WSH”, kjo është sugjeruar nga filozofi Bertrand Russell në kujtimet e tij. Sonetet (gjithësej 154) njihen edhe për ndikimin; nuk ka gjuhë të përhapura ose jo, që këto sonete nuk janë përkthyer, duke përfshirë gjuhët gjermanisht, frëngjisht, shqip, arabisht, hebraisht, esperanto, madje edhe në gjuhën e sotme angleze.

1799 – 1799 – Në Paris, lindi Honore de Balzak – romancier francez dhe dramaturg. Opusi i tij letrar është sekuencë tregimesh e romanesh të njohur me titulin e përgjithshëm Komedia Njerezore, panoramë e jetës franceze në vitet pas rënies së Napoleon Bonopartit, më 1815. Balzak ishte monarkist shumë konservator; në shumë mënyra, ai është antipod i republikanizmit demokratik të shkrimtarit Viktor Hugo. Megjithatë, trajtimi i mprehtë i realitetit dhe çështjeve të kohës fitoi respektin e shumë socialistëve dhe marksistëve. Engelsi thoshte se Balzaku ishte shkrimtari i tij e preferuar, ndërsa Marksi u referohej vazhdimisht romaneve të tij.

1835 – Otto shpallet mbreti i parë i Greqisë moderne. Pas vrasjes së Ioan Kapodistrias (presidenti i parë i Greqisë), tre Fuqitë Mbrojtëse; Britania, Franca dhe Rusia, zgjodhën 17 – vjeçarin princ Otto, djalin e dytë të Mbretit Ludvig të Bavarisë, si mbret të Greqisë. Kjo ishte zgjedhja e tyre e dytë, i pari, Leopold i Sakse-Koburg, e kishte refuzuar fronin.

1867 – Parlamenti britanik hedh poshtë projekt-ligjin e John Stuart Mills mbi të drejtën e grave për të votuar. Mills njihet si filozofi më me ndikim i shekullin XIX. Ai krijoi konceptit se liria e individit është më e rëndësishme se liria shtetit për ta kufzuar atë.

1873 – Levi Strauss dhe Jacob Davis regjistrojnë patentën për pantallonet blu xhins.

1900 – Lojrat e dyta Olimpike moderne hapen në Paris (zgjasin 5 muaj).

1926 – Thomas Edison thotë se amerikanët preferojnë më shumë filmat e heshtur sesa filmat me zë.

1927 – Arabia Saudite shpallet e pavarur nga Britania e Madhe (Traktati i Jeddas).

1944 – Partia Komuniste e SHBA-së shpërbëhet, duke u bërë thirrje anëtarëve të saj të përkushtohen që Amerika të dale fituese në luftën e dytë botërore.

1985 – Izraeli shkëmben 1100 të burgosur arabe për tre ushtarë izraelitë.

1985 – Shtetet e Bashkuara fillojnë transmetimet në Kubë nëpërmjet stacionit Radio Marti, në gjuhën spanjolle.

1989 – Demonstrata për demokraci; Kina shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Pekin.

1991 – Moskë; Sovjeti Suprem miraton ligjin që lejon shtetasit sovjetikë të udhëtojnë jashtë vendit.

2002 – Pavarësia e Timorit Lindor njihet nga Portugalia, duke i dhënë fund zyrtarisht 23 vjetëve të sundimit indonezian dhe 3 vjetëve të administratës së përkohshme të OKB-së.

Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

Postimi tjetër

Bajrami për VV-në: Pas më shumë se katër viteve në pushtet, sot janë kundër çdo biznesi vendor

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 qershor ndër vite?

19 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 6 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 18 qershor ndër vite?!

18 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?

17 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 28 janar ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 16 qershor ndër vite?

16 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 15 qershor ndër vite?

15 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 13 qershor ndër vite?

13 June 2025
Postimi tjetër
Bajrami për VV-në: Pas më shumë se katër viteve në pushtet, sot janë kundër çdo biznesi vendor

Bajrami për VV-në: Pas më shumë se katër viteve në pushtet, sot janë kundër çdo biznesi vendor

Lajmet e fundit

Rashiq e kryetari i Leposaviqit Hetemi arrijnë marrëveshje për mosrrënimin e shtëpive pa leje në Leshak

Rashiq e kryetari i Leposaviqit Hetemi arrijnë marrëveshje për mosrrënimin e shtëpive pa leje në Leshak

19 June 2025
Raketa Starship e SpaceX shpërthen në flakë gjigante në vendin e testimit në Teksas

Raketa Starship e SpaceX shpërthen në flakë gjigante në vendin e testimit në Teksas

19 June 2025
Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut

Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut

19 June 2025
Haziri: VV ta menagjojë detyrën përmes një marrëveshjeje politike

Haziri: VV ta menagjojë detyrën përmes një marrëveshjeje politike

19 June 2025
Zogaj: Krizë e thellë, mungesë e gatishmërisë për kompromis e Vetëvendosjes

Zogaj: Krizë e thellë, mungesë e gatishmërisë për kompromis e Vetëvendosjes

19 June 2025
Nuk ka konstituim të Kuvendit as në tentimin e 34 me radhë

Nuk ka konstituim të Kuvendit as në tentimin e 34 me radhë

19 June 2025
Limaj pas takimit me Abdixhikun: Diskutuam hapur për të gjitha temat, një bisedë shumë pozitive

Limaj pas takimit me Abdixhikun: Diskutuam hapur për të gjitha temat, një bisedë shumë pozitive

19 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu