Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur të solidarizohet më popullin ukrainas që ditët e fundit po përballen më ushtrinë ruse, përcjell InLajmi.
Kuri kësaj radhe ka vendosur që në cak ti ketë gazetarët ukrainas, të cilët jo me dëshiren e tyre u detyruan të largohen nga atdheu i tyre.
Qeveria e Kosovës më në krye të saj më Kurtin, kanë vendosur ti presin 20 gazetarë ukrainas, që të njejtit ta ushrojnë detyrën e tyre nga distanca.
Ky vendim është marrë edhe në bashkëpunim me EFJEUROPE dhe ECPMF.
Postimi i plotë i tij:

Qeveria jonë sapo vendosi të presë 20 gazetarë nga Ukraina në Kosovë. Ata u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre nga pushtimi rus. Në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me EFJEUROPE dhe ECPMF, ne do t’u mundësojmë atyre të punojnë nga distanca. /InLajmi/