Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës është pyetur nga gazetarët lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë në muajin prill, raporton InLajmi.
Haxhiu ka ritheksuar faktin se serbët do të lejohen të votojnë sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, pra përmes Zyrës ndërlidhëse dhe Postës.
“Serbia ka pretendimet të mbajë zgjedhjet serbe në Kosovë, jo pse e kërkon një e drejtë ligjore, por dihen pretendimet territoriale të saj. Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë që ka ndaluar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë”,njoftoi Haxhiu.
Ndërsa më tej shtoi se Kosova nuk ia mohon të drejtën e votimit serbëve në Kosovë.
“Edhe rezoluta dhe Kuvendi janë të linjës së njëjtë. Qytetarët që kanë 2 shtete kanë mundësi përmes zyrës ndërlidhëse apo me postë. Nuk ka diçka tjetër në këtë drejtim”,tha Haxhiu. /InLajmi/