• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

Cila është rëndësia e vitaminës C në shëndetin tonë, flet dietologia Ibrahimi

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
1 February 2022
në Intervista
0 0
0
Cila është rëndësia e vitaminës C në shëndetin tonë, flet dietologia Ibrahimi
0
SHPERNDARJE
188
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Vitamina C, e quajtur edhe acidi askorbik, luan shumë role të rëndësishme në trup. Në veçanti, është çelësi për sistemin imunitar, duke ndihmuar në parandalimin e infeksioneve dhe luftimin e sëmundjeve.

Nutricistja, dietologia Ajshe Ibrahimi në një intervistë të shkurtër për Gazetën InLajmi, ka folur lidhur me rëndësinë e madhe që ka vitamina C në shëndetin tonë, si dhe rëndësinë që ka në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Gazeta InLajmi: Sa shpesh duhet të marrim vitaminë C?

Ajshe Ibrahimi: Trupi i njeriut nuk e ruan vitaminën C, kështu që njerëzit duhet ta marrin këtë lëndë ushqyese nga dieta e tyre çdo ditë.

Sipas ekspertëve botërorë, sasia ditore e rekomanduar e vitaminës C për të rriturit është, 90 miligramë për meshkujt, 75 miligramë për femra, 85 miligramë gjatë shtatzënisë, 120 miligramë gjatë ushqyerjes me gji, 35 miligramë shtesë për njerëzit që pinë duhan.

Gazeta InLajmi: A ndikon gatimi në uljen e vitaminës C?

Ajshe Ibrahimi: Gatimi mund të zvogëlojë sasinë e vitaminës në fruta dhe perime. Për të humbur sa më pak vitaminë C, rekomandohet zierja në avull apo shumëllojshmëri frutash dhe perimesh të papërpunuara çdo ditë.

Vitamina C është një antioksidant. Kjo vitaminë mbron qelizat e trupit nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund të shkaktojnë ndryshime në qeliza dhe ADN që mund të çojnë në sëmundje.

Kjo vitaminë gjithashtu luan një rol kyç në pothuajse të gjitha indet e trupit. Pa vitaminën C, trupi nuk mund të prodhojë kolagjen, një proteinë që është e nevojshme për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave të shëndetshme, nyjet, lëkurën, indet e aparatit tretës.

Gazeta InLajmi: Nëse kemi mungesë të vitaminës C, cilat janë pasojat?

Ajshe Ibrahimi: Vitamina C është një pjesë e rëndësishme e sistemit imunitar, i cili mbron kundër viruseve, baktereve dhe patogjenëve të tjerë. Studimet tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës C çojnë në probleme me sistemin imunitar dhe sëmundje të tjera.

Mungesa e vitaminës C mund të rezultojë në një gjendje të quajtur skorbut. Mungesa e vitaminës C, ose skorbuti, mund të shkaktojë dhimbje kyçesh, gjakderdhje nga mishi i dhëmbëve, lodhje, probleme me shërimin e plagëve, depresioni, humbja e dhëmbëve

Gazeta InLajmi: Po cilat janë përfitimet shëndetësore të marrjes së vitaminës C?

Ajshe Ibrahimi: Përfitimet shëndetësore të vitaminës C janë të shumta.

Rritja e shëndetit të zemrës- Disa prova sugjerojnë se vitamina C mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës ose komplikimeve të saj. Një studim tregon se njerëzit që konsumojnë më shumë vitaminë C kanë një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Studiues të tjerë nuk janë të bindur se vetëm vitamina C përmirëson shëndetin e zemrës. Megjithatë, është e qartë se ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve mund të ndihmojë në rritjen e shëndetit të zemrës duke siguruar një sërë vitaminash, mineralesh, antioksidantësh dhe fibrash.

Forcimi i sistemit imunitar- Vitamina C ka një efekt forcues imunitar që mund të ndihmojë trupin të luftojë sëmundjet, siç është ftohja e zakonshme.

Pastaj ulja e rrezikut të disa llojeve të kancerit- Vitamina C është një antioksidant, kështu që mund të parandalojë dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të tilla si kanceri.

Gazeta InLajmi: A mund të ndodhë që disa njerëz kanë nevojë më shumë për vitaminën C dhe pse?

Ajshe Ibrahimi: Po, disa njerëz mund të kenë nevojë për sasi më të larta të vitaminës C se të tjerët. Njerëzit që pinë duhan ose janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së 2, për shembull, mund të kenë nevojë për më shumë vitaminë C për të reduktuar dëmtimin e radikalëve të lirë që lëshon tymi.

Grupet e tjera që mund të përfitojnë nga një konsum më i lartë i vitaminës C përfshijnë, personat që nuk hanë mjaftueshëm fruta dhe perime ose që kanë një dietë shumë të kufizuar, njerëzit që nuk janë në gjendje të absorbojnë plotësisht vitaminat dhe lëndët ushqyese, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, të tilla si sëmundje të veshkave ose kancer.

Gazeta InLajmi: A duhet patjetër të konsultohemi me mjekun për të vitaminën C?

Ajshe Ibrahimi: Nëse dikush nuk mund të marrë mjaftueshëm vitaminë C në dietën e tij, ai mund të konsultohet me mjekun për të marrë suplemente. Vitamina C është e nevojshme për një shëndet të mirë. Për shkak se është e bollshme në shumë ushqime bimore, ngrënia e një diete të shëndetshme që përfshin një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh zakonisht i siguron një personi të gjithë vitaminën C që i nevojitet.

Njerëzit që dëshirojnë të rrisin marrjen e vitaminës C mund ta bëjnë këtë duke ngrënë burime të pasura të vitaminës çdo ditë.

Vitaminën C mund ta sigurojmë te frutat dhe perimet si domatet dhe lëngu i domates, patatet, specat e kuq dhe jeshil, kivi, brokoli, luleshtrydhet, lakrat e Brukselit, pjepri, majdanozi, spinaqi, papaja, rrushi i zi, qershia, limoni, trumëza, mandarina, portokalli, ananasi e të tjera ushqime./InLajmi/

Tags: Ajshe IbrahimiShëndetiVitamina C
Postimi i mëparshëm

Në momentin e fundit Barcelona e transferon Aubameyangun

Postimi tjetër

Hovenier: Kosovarët qëndrojnë përkrah Ukrainës ndaj kërcënimeve të Rusisë

Të ngjajshme Postime

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës
Intervista

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës

23 July 2023
Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend
Intervista

Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend

17 July 2023
Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit
Intervista

Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit

26 June 2023
Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?
Intervista

Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?

11 June 2023
Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite
Intervista

Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite

5 June 2023
Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli
Intervista

Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli

5 June 2023
Postimi tjetër
Jeff Hovenier: Mezi pres të kthehem në Prishtinë

Hovenier: Kosovarët qëndrojnë përkrah Ukrainës ndaj kërcënimeve të Rusisë

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu