Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, së fundmi ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimeve që Rusia ia bën shtetit të Evropës Lindore, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije, ambasadori amerikan, Hovenier përmes një postimi në uebfaqen zyrtare të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë lidhur me provokimet e Rusisë në Ukrainë.
“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”,ka shkruar Hovenier./InLajmi/