Barcelona ka arritur ta transferojë Pierre-Emeric Aubameyang në momentet e fundit të mbylljes së afatit kalimtar.
Aubameyang ka nënshkruar një kontratë për 6 muajt e ardhshëm, me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër, gjë që do t’i jap fund kohës së tij si lojtar i Arsenalit.
Barcelona tashmë ka ndërmarrë hapa në mercato për të përforcuar sulmin e saj, me Ferran Torres dhe Adama Traore të transferuar nga Manchester City dhe Wolverhampton Wanderers respektivisht.
Ai ka shënuar shtatë gola në 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe 92 në 163 paraqitje te Arsenali në përgjithësi. Lojtari u la jashtë grupit që aktualisht ndodhen në Dubai në një kamp me mot të ngrohtë gjatë pushimit të Premier League, transmeton Klan Kosova.
Derisa janë publikuar edhe momentet e nënshkrimit të kontratës së Aubameyang me Barcelonën.