Pjesa më e madhe e jona e di se pirja e duhanit i bën shumë keq shëndetit.
Mjekët për këtë arsye, u rekomandojnë të gjithëve që të mos abuzojnë shumë me të. Në këta dhjetëvjeçarët e fundit, shumë shkencëtarë po punojnë shumë për të kuptuar se sa shumë të dëmshme janë këto për shëndetin tonë dhe po përpiqen të gjejnë mënyra efikase për t’i ndihmuar njerëzit që të mos pinë më duhan.
Deri më tani janë shpikur shumë metoda për t’i bindur disi njerëzit që të qëndrojnë larg këtyre produkteve të dëmshme për shëndetin. Për shembull, disa muaj më parë në Angli u shpik paketa e cigareve që “fliste”, e cila i ftonte njerëzit që të mos tymosnin më duhan.
Specialistët kanë shumë mendime për efektet e pirjes së duhanit mbi shëndetin tonë dhe sot ne duam të paraqesim një zbulim shkencor që pa dyshim do t’ju lërë me gojë hapur.
Cigarja
Kështu, një grup shkencëtarësh ka thënë se një cigare mund të reduktojë jetën 14 minuta. Duket absurde, por është pikërisht kështu, duhani ka pikërisht këtë efekt kaq negativ mbi shëndetin tonë.
Në sajtin Treatment4addiction, që merret me problemet e varësisë së lidhur me duhanin, , janë bërë llogaritje për të kuptuar se sa vjet më pak jeton një person që pi duhan, përcjell Reporteri.net.
Rezultatet e dala janë vërtet shqetësuese dhe prej tyre ju duhet të reflektoni shumë. Nëse një person tymos mesatarisht një paketë në ditë ose 20 cigare, mund të jetojë 10 vjet më pak. Nga këto llogaritje konfirmohet se pirja e duhanit e dëmton seriozisht shëndetin dhe se është më mirë që ta lini atë sa më parë të jetë e mundur për të jetuar më gjatë dhe më mirë.