Një kalë në miniaturë në Karolinën e Jugut theu rekordin botëror për bishtin më të gjatë në një kalë në miniaturë me përmasa 1.7 metra.
Kali, i quajtur Sweetie, është 90 centimetra i gjatë dhe është 36 vjeç. Pronarja e tij, Risa Formisano, i tha librit të rekordeve Guinness se ajo mbështjell bishtin e Sweety-t për ta mbajtur atë që të mos zvarritet. Ajo gjithashtu e lan dhe i vendos zbutës 2 herë në vit.
Formisano e solli Sweetien në shtëpi në vitin 2012 për të ngushëlluar 2 kuaj pas vdekjes së një kali tjetër. Pronari i saj po kërkonte ta kthente në shtëpi në atë kohë, shkruan IndeksOnline.
Bishti i Sweetie-t për herë të parë preku në tokë në vitin 2012 dhe është rritur që atëherë.