Shkencëtarët kanë kaluar dekada duke kërkuar në sipërfaqen e Marsit për ndonjë shenjë jete.
Tani, një foto e bërë nga roveri Curiosity i NASA-s, ka ngjallur spekulime se gjuetia më në fund mund të ketë mbaruar.
Një fotografi e bërë nga sipërfaqja e Marsit duket se tregon një ‘kërpudhë’ që rritet në Planetin e Kuq.
Zbulimi i çuditshëm i ka bërë disa gjuetarë alienësh të deklarojnë: ‘Jeta është gjetur’,
Fotografia është bërë nga roveri Curiosity më 19 shtator 2013, por u vu re në arkiva nga gjuetari i UFO-ve, Scott Waring.
“Ky objekt ka një pjesë të poshtme të lakuar të një kërcelli, të njëjtë me ato në Tokë. Nuk jam i sigurt se si ose pse NASA mund ta anashkalojë një gjë të tillë, pasi misioni i NASA-s është të gjejë jetë në planetë dhe hëna të tjera”, tha Waring.
Megjithatë, shkencëtarët thonë se ekziston një shpjegim shumë më i thjeshtë.
Roveri Curiosity i NASA-s u nis në Mars në vitin 2011, me qëllimin për të zbuluar nëse planeti kishte kushtet e duhura për të mbështetur jetën mikroskopike.
Për të ndihmuar në këtë kërkim, roveri është i pajisur me kamera të shumta, një shpues për të mbledhur mostra shkëmbinjsh dhe grupe mjetesh për të analizuar përbërjet kimike të mostrave.
Megjithatë, pavarësisht një dekade kërkimesh, Curiosity nuk ka gjetur kurrë ndonjë provë se Marsi është ose ka qenë ndonjëherë shtëpia e ndonjë forme jete aliene.
Por kjo nuk i ka ndaluar spekulimet e egra pas shumë prej zbulimeve të roverit, transmeton Telegrafi.
Pas zbulimit të këtij imazhi të arkivuar, Waring pretendon se struktura shkëmbore është një kërpudhë që ‘është ngritur qartë nga dheu i Marsit’.