Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka mbajtur konferencë për media ku ka thënë se ka marrë vendim për hapjen e hetimeve zyrtare për importin e e produkteve konditorike, raporton InLajmi.
Sipas Hajdarit në këto produkte përfshijnë ëmbëlsirat dhe biskotat e importuara nga Serbia, sipas kodit Neditarik HS1905.
“Në mbështetje të nenit 92, për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërorë, miratohet rekomandimi i departamentit të tregtisë për hapjen e hetimeve zyrtare për importet e produkteve konditorike, ëmbëlsirave, biskotave të importuara nga Serbia”, tha ajo.
Ajo gjithashtu ka thënë se ky vendim është marr për të bërë mbrojtjen e prodhuesve vendës.
“Pas konsultave me komisionin vlerësues të masave mbrojtëse në importe, inicion hetimin për importimin e produkteve konditorike, ëmbëlsirave e biskotave, ku në bazë të analizave preliminare produktet e importuara nga ky shtet janë në sasi të rritur dhe në kushte të tilla po shkaktojnë ose kërcënojnë t’i shkaktojnë dëm serioz prodhuesve vendës”.
“Gjatë 9 mujorit të parë të këtij viti importi i këtyre produkteve përbën 29% të importit total, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa eksporti i Kosovës në Serbi për të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit 2020 dhe 2021, është vetëm 1% nga eksporti total i këtyre produkteve nga Kosova”, tha ajo. /InLajmi/