Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi, i cili e uroi Krasniqin për rezultatin në zgjedhjet komunale 2021, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka bërë të ditur se në takim u bisedua për zhvillimet aktuale politike në vend, pas përmbylljes së procesit zgjedhor në të 2 raundet.
Ai e falënderoi Minxhozin për angazhimin e vazhdueshëm dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë.
Postimi i plotë i tij:
Pata kënaqësinë që sot të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili më uroi për rezultatin zgjedhor të PDK-së në Zgjedhjet Lokale.
Gjatë këtij takimi diskutuam lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti pas përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor në të 2 raundet.
Ambasadorin Minxhozi e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë, si dhe theksova nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi në çdo fushë, për çka do të angazhohet edhe PDK./InLajmi/