Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës. Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719. Në total numri i rasteve aktive është 1.321.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/