Vazhdon gjendja e rënduar në qytetin e Deçan, rreth 900 qytetarë dyshohet të jenë të helmuar nga uji, shkruan InLajmi.
Rreth kësaj çështje institucionet qendrore të vendit nuk kanë marrë asnjë masë dhe mbi të gjitha nuk e kanë vizituar Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan ku po trajtohet të sëmuarit.
E që krerët e institucioneve të Kosovës, kryeministri apo ministri i Shëndetësisë nuk e kanë vizituar Deçanin, e ka bënë të ditur edhe i pari i Deçanit Bashkim Ramosaj për Gazetën InLajmi.
“Përveç Presidentes Osmani e cila më ka telefonuar dhe është interesuar për qytetarët e atakuar, askush nga krerët e institucioneve nuk ka qenë në vizitë”, ka bërë të ditur Ramosaj.
Ndërsa sa i përketë pacientëve me rrezik jetë, Ramosaj ka thënë se nuk ka të tillë.
“Jo, nuk kemi pacientë që janë në rrezik për jetë”, ka thënë Ramosaj për InLajmin. Eriola Cacaj /InLajmi/