Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë e cila ishte duke lëvizur nga Hani i Elezit në drejtim të Prishtinës, saktësisht sa kishte arritur në fshatin Nikaj të Kaçanikut, ishte përfshuirë nga zjarri, përcjell InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e dhënë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka thënë se brenda veturës ishte një çiftë së bashku me 3 fëmijë.
Sipas Veselit asnjëri nga pasagjerët nuk ka pësuar lëndime dhe se në momen zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, e gjitha vetura është djegur.
“Një automjet është kapluar nga flaka drejtimi i lëvizjes së tij ka qenë prej Hanit të Elezit në drejtim të Prishtinës, porsa arrin në fshatin Nikaj të Kaçanikut vëren se po del tym, e ndalon dhe e kaplon flaka automjetin. Ka qenë një çift me tre fëmijë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Kanë ardhur zjarrfikësit, automjeti është djegur tërësisht. Personat janë shqiptar të Maqedonisë të Veriut, automjeti poashtu me targa të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Veseli. /InLajmi/