Kombëtarja shqiptare ditën e sotme ka mbërritur në Uells ku do luajë ndeshjen e parë miqësore, por një lajm i keq ka ardhur për trajnerin Reja.
Odise Roshi ka pësuar tërheqje muskulore dhe do lërë grumbullimin për të nisur rikuperimin dhe pushimet.
Duke parë gradën e dëmtimit, stafi mjekësor i Kombëtares ka vendosur që lojtari të qëndrojë pushim dhe të mos jetë i gatshëm për 2 miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, përcjell abcnews.al
Mesfushori Odise Roshi ka pësuar tërheqje muskulore gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë dhe i është nënshtruar menjëherë vizitave të specializuara mjekësore.
