Selim Selimi, ish-ministri i Drejtësisë ka parashtruar një pyetje për Qeverinë Kurti, përcjell InLajmi.
Ai konkretisht ka pyetur se nëse nuk mbahet shteti me falje të gjobave atëherë a mbahet shteti me gjoba.
Ndërkohë, përmes një statusi në llogarinë Twiter ai ka pyetur se a na duhet neve si shtet një fond sovran që do t’i përkrahë lejthitjet e dajve e nipave.
“Nëse shteti nuk mbahet me falje të gjobave a mbahet shteti me gjoba? Ekspertët majtist të VV le t’na tregojnë efektin e gjobave në GDP.
A na duhen politika të përkrahjes së bizneseve të vogla e të mesme apo na duhet një Fond Sovran që do t’i përkrahë lejthijat e dajve e nipave?”, ka shkruar ai./InLajmi/