Qeveria në mbledhjen e së premtes ka njoftuar për nismën rajonale, e cila do të mundësojë udhëtimin me letërnjoftim edhe në Bosnje Hercegovinë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se kjo është si rezultat i nismës në Samitin e Sofjes.
Sipas Sveçlës, qytetarët e palëve të marrëveshjes kanë të drejtë që lirshëm të hyjnë e të kalojnë transit, e po ashtu të qëndrojnë në territorin e palëve në periudhën kohore e cila përcaktohet, përcjell Klan Kosova.
Duke qenë kështu, procedurat administrative për udhëtim do të thjeshtësohen vetëm me letërnjoftim biometrik.