Në Kroaci kanë vdekur 58 persona si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 618 raste pozitive me koronavirus.
Rastet pozitive janë nga testimi i 3628 mostrave, transmeton Top Channel.
Në total në Kroaci janë regjistruar 204.930 të infektuar me koronavirus. Prej tyre 3671 kanë humbur jetën.