Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha po e hap zemrën e fansave të saj për fundvit.
Ajo ka shprehur gatishmërinë e saj që të paguajë disa prej faturave të fansave të saj, duke marrë parasysh vështirësitë financiare me të cilat janë përballur shumë prej tyre.
31-vjeçarja ka lënë një mundësi të hapur për fansat e saj në InstaStory, që të shkruajnë emrin e llogarisë dhe të dërgojnë faturën e tyre aty, shkruan arbresh.info.
“Dua të paguaj disa nga faturat tuaja për Krishtlindje. Vendosni emrin tuaj dhe vlerën e faturës këtu. Unë do t’ju kontaktoj dhe ju do më tregoni faturën”, ka shkruar Rexha në InstaStory.