Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për lajmi.net se, nga këto të shtëna fatmirësisht nuk ka viktima, por që i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Ju njoftojmë se më 8.11.2020 ora 10:48 rr.Arbnor e Astrit Dehari, Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri në drejtim të viktimës m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rast”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.
Theksojmë se në këtë rrugë gjendet edhe ndërtesa e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.
Pas kësaj ngjarje Policia e Kosovës ka bllokuar këtë rrugë për të bërë hetimet dhe ekzaminimet e ndryshme.
