Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria për çështjet qe i konsideron më të rëndësishmet, nuk i ka as 61 made as 50 deputetë, përcjell InLajmi.
Ajo tha se Përveç jolegjitime, Haxhiu ka thënë se kjo qeveri është edhe joserioze prandaj duhet të largohet sa më parë.
Më tutje kjo u dëshmua në seancën e djeshme ku projektligji për rimëkëmbje ekonomike u votua nga vetëm 45 deputetë.
Haxhiu shtoi se Qeveria Hoti është qeveri e pakicës që nuk ka as mbështetje popullore.
Postimi i plotë:
Qeveria që thoshte se i ka 2/3 e deputetëve, tani edhe për çështjet që i konsideron më të rëndësishmet, nuk i ka as 61 madje as 50 deputetë për t’i kaluar në Kuvend.
Kjo u dëshmua në seancën e djeshme ku projektligji për “rimëkëmbje ekonomike” u votua nga vetëm 45 deputetë. Kjo është Qeveria e pakicës që nuk ka as mbështetje popullore. Përveç jolegjitime është edhe joserioze prandaj duhet largohet sa më parë!