Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu shqiptar, Edi Rama, raporton InLajmi.
Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit Hoti në Republikën e Shqipërisë.Pas takimit, Hoti e Rama do të mbajnë konferencë për medie.
Avdullah Hoti do të qëndrojë në takime pune gjatë gjithë ditës në Shqipëri, ku do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta dhe më liderët e tjerë politik të Shqipërisë./InLajmi/