Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar mundësinë e rinisjes së dialogut me Kosovën me ç`rast ka thënë se “të gjithë mund të harrojnë se Beogradi do ta njohë Kosovën”.
Ai për RTS theksoi se ai është “presidenti i një vendi të vogël, por se duhet të luftojë për popullin e tij dhe vendin e tij”.
“Le të lëkundemi në stuhinë e erës dhe të përpiqemi të mbijetojmë disi”, tha kreu i shtetit , duke shtuar se “Hoti dhe Thaçi janë shumë më të fortë dhe shumë më të rëndësishëm se ne, sepse ata kanë mbështetjen e Gjermanisë dhe Amerikës”, transmeton Klan Kosova.
Ai theksoi se nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse me Prishtinën, procesi i integrimit evropian do të ndalet.