Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar për sulmin rus në Kiev, i cili vrau 12 persona dhe la gati 90 të plagosur.
“Mungesa e presionit të mjaftueshëm ndaj Rusisë i lejon atyre të importojnë raketa të tilla dhe armë të tjera dhe t’i përdorin ato këtu, në Evropë,” shkroi ai në rrjetin social ‘X’.
“Mungesa e presionit të mjaftueshëm ndaj Koresë së Veriut dhe bashkëpunëtorëve të saj, mundëson, në veçanti, prodhimin e raketave të tilla balistike”, tha ai më tej.
Presidenti i Ukrainës tha se raketa përmban të paktën 116 komponentë me burim nga vende të tjera, duke shtuar se shumica e tyre ishin “fatkeqësisht” të prodhuara nga kompani amerikane.
“Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që mbrojtja të bazohet gjithashtu në përpjekjet kolektive”, përfundoi Zelensky.
