Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimet e datës 22 shtator të viti 2017 dhe 2 maj të viti 2019 për komisionin shtetëror për shënjimin në mirëmbajtjen e komitetit të kufirit shtetëror, raporton InLajmi.
“Ne propozojmë që të shfuqizohen vendimet e Qeverisë në lidhje me mirëmbajtjen e kufirit shtetëror”, tha zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Zëvendëskryeministri Selmanaj ka propozuar që të themelohet komiteti ndërministror për projektin e kompleksit “Adem Jashari”.
Mirëpo kjo pikë u shtyrë për në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
“Propozojmë që të themelohet komiteti për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin Adem Jashari”./InLajmi/