• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Humor

“Rajhu i tretë…”

J G nga J G
31 May 2020
në Humor
0 0
0
“Rajhu i tretë…”
53
SHPERNDARJE
63
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Osman Goranci

Në një kënd të një restorani të vogël por simpatik, që gjendej mu në qendër të Munihut, ishin ulur një çift i ri bashkëshortor, Ramadan Selim Samuni nga Kosova dhe gjermanja Brigita von Smirnoff. Me shampanjë françeze dhe me birra “Kaisler”, kremtonin përfundimit e suksesshëm të maratonës së mundimshme disa muajshe për rregullimin e dokumentave, duke e kurrorzuar dashurinë e tyre me martesë. Në fytyra u gufonte një gëzim i papërshkruar, ndërsa sytë u shkëlqenin pa da nga një vullkan i ngrohtë dashurie.
– Ich liebe dich, – i thoshte nusja e re bashkëshortit të saj dhe me dorën e njomë ia shprushte flokët.
– Danke meine frau Brigitta, file danke, – përgjigjej Ramadani, i cili rrinte paksa me një dozë shqetësimi!…
– Meine liebling, e di se je shqetësuar, sepse edhe një muaj ti do të bëhesh fater, e unë muter. Më beso se do të lindi një vajzë shumë të bukur dhe të shëndoshë, siç na tha muaj më parë edhe doktor Mylleri.
– Ja… gut , gut!…
– Sa emër i bukur është Eva. Qysh si fëmijë i pata premtuar gjyshes sime të ndjerë, konteshës Eva Krul von Lipinski nga Bremeni, e cila ishte mjeke në zë dhe pronare i një spitali për fëmijë, se foshnjen e parë do t’a pagëzoj me emrin e saj.
– Eva?! – I hap sytë Ramadani.
– Oh, meine Ramadan, mos u shqetëso, se foshnjen e dytë do t’a pagëzosh ti.
– Ja, bitte, – ia kthen bashkëshorti. – Le të jetë edhe foshnja e dytë vajzë, sepse dëshiroj t’ia ve emrin e dadës Xufë! Nuk ka ditë shkrim e lexim, por ka qene shumë e mençur!…
– Zer gut, meine liebling. Kam dëshirë të lindi edhe një djalë, të cilin do t’a pagëzoja me emrin e vëllaut të gjyshes Evë, kontit Hans Dieter von Ratzenburg, prodhues i njohur i verës gjermane – i thotë Brigitta.
– Ok, meine frau. Dua të kemi edhe një djalë me emrin e bacit Rrustë, vëllaut të vogël të babës Selim. Ai ka qenë trim dhe luftëtari i madh për qështjen kombëtare.
– Zer gut. Glucklich/gëzuar liebling. – I cakërrojnë gotat. – Pas djemve kam dëshirë të lindi edhe një vajzë, sepse shumë më pëlqen emri Lili. Ke dëgjuar për këngëtaren tonë të madhe Lili Marlen. Ajo ishte gjyshja e babit tim.
– Ja, Brigitte, Lilit do t’ia bëjmë edhe një motër e cila do të mbajë emrin e hallës Kumrije. Sa petlla të mira e të shijshme i gatuante e ndjera hallë.
– Kaine problem meine Ramadan. Më pas do të kemi edhe një djalë të cilin do ta thërrasim Francz, ashtu si quhej edhe daja i nënës sime, i cili kishte shtypshkronjën dhe bibliotekën më të pasur me libra në Bavari.
– Bitte!… Brigitte, pas Franczit, kam dëshirë të kemi edhe një djalë, të cilin do ta pagëzojmë me emrin Daklan.
– Da…daklan! Kush është ky njëri?
– Është dhija, të cilën bashkë me dy dhi të tjera, si fëmijë i kullosja në bregoret e fshatit.
– Oh, ich liebe dich herr Ramadan. Pas këtyre djemve, do të dëshiroja të kemi edhe një vajzë!…

Kështu, si filluan bashkëshortët e rinj, Brigitta nga Gjermania dhe Ramadani nga Kosova, janë në rrugë të mbarë të formojnë Rajhun e Tretë./InLajmi/

Tags: BavariaOsman GoranciSpitali
Postimi i mëparshëm

MASHTI publikon datën kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Postimi tjetër

Hoxhaj: Nuk arrihet reciprociteti në mënyrë "klandestine” dhe duke aktruar

Të ngjajshme Postime

NEW BORN
Humor

NEW BORN

16 January 2024
Aforizma për Prizrenin
Humor

Aforizma për Prizrenin

18 November 2023
Trimat e UÇK-së, e bën pushkën top dhe i thanë okupatorit barbar; YUGOSERBIJA, YU-GO-HOME 
Humor

Trimat e UÇK-së, e bën pushkën top dhe i thanë okupatorit barbar; YUGOSERBIJA, YU-GO-HOME

3 November 2023
Një dramë për bullicën
Humor

Një dramë për bullicën

21 October 2023
Fëmijët e fqinjit tim
Humor

Fëmijët e fqinjit tim

22 September 2023
Muri fajtor
Humor

Muri fajtor

25 August 2023
Postimi tjetër
Hoxhaj: Nuk arrihet reciprociteti në mënyrë “klandestine” dhe duke aktruar

Hoxhaj: Nuk arrihet reciprociteti në mënyrë "klandestine” dhe duke aktruar

Lajmet e fundit

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

22 December 2025
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu