• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Humor

“Patrioti…”

J G nga J G
10 May 2020
në Humor
0 0
0
“Patrioti…”
50
SHPERNDARJE
66
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Osman Goranci

“Ishin kohë shumë të vështira, por, edhe të lavdisë për popullin tonë. Unë i pari e kuptova se ka ardhë koha të gjithë të ngritemi dhe ta luftojmë okupatorin!… Isha organizator i demonstratave dhe të parin më futën në burg, ku më rrahën sikur!… Unë i pari në zonë ia ktheva shkaut tytën e pushkës, sepse nuk më dhimbsej jeta për vatan, bla, bla, bla!…”

Ishte fejtoni që lexova në një gazetë kushtuar patriotit, Lom Lumit, ish shokut tim të fëmijërisë, kurse tani “patriot” dhe funksionar i lartë partiak.

Një vërshim e ftohtë ethesh ma përshkroi tërë trupin, derisa në kokën time, ndjeva një erupcion vullkani që bëhej gati të gufoj. “Zot më ndihmo”, – thashë në vete dhe fillova ti sjell numrat!…

– Alo!… – u dëgjua zëri i Lomit. – Obobo, kend po e dëgjoj, në

telefonin tim. Merreni me mend e dashur, – me siguri iu drejtua sekretareshës së vet, – është gazetari dhe shoku im i fëmijërisë. Si më je me shëndet shoki?

– Mirë jam Lom, mirë, – i thashë disi i hutuar nga e gjithë kjo skenë. – Lexova në gazetë, fejtonin!…

– E dëgjon zonjusha Bukurije, se çfarë jehone kanë bërë te qytetarët memoaret e mia. – Iu drejtua sërish sekretareshës që më dukej se ishte afër tij.

– Lere sekretareshën t’i kryej punët e veta Lom.

– Në rregull shoki, në rregull. Urdhëro!

– Lom, ti je një gënjeshtar i madh. Ti, po shitesh si patriot, si!…

– O la,la shoki. më ndërpreu ai. – Mos vallë ke probleme me kokën, apo!…

– Jo Lom. Por, e di dhe jam i sigurt, se kurrë nuk ke marrë pjesë në asnjë demonstrat. Nuk ke qenë në burg, për patriotizëm, por për shkak se e ke drejtuar automobilin në gjendje të dehur. Pastaj, si mund të thuash se ke luftuar, kur afro 3 muaj kemi qëndruar bashkë në Shqipëri, ku për çdo ditë vrapoje pas ndihmave në ushqim dhe veshëmbathje!

– Si ke guxim të flasësh gjepura zoti gazetar. – Më bëhej se i dridheshin buzët. – Unë ditën kam qenë me ty, por natën shkoja në mal me luftëtarët e mi. U dërgoja veshëmbathje, ushqime dhe armatime.

– Në Dajti?!

– Jo, në malet e Kosovës. Mu atje ku zhvilloheshin betejat vendimtare për vatan, për atdhe. Tek e fundit, kush jeni ju zotëri që t’ju jap llogari një funksionar i lartë partie dhe një patriot i madh si unë?

– Unë e di, zoti Lom Lumi, se!…

– Kurgjë, nuk di ti.

– Si jo, zotëri, unë!…

– Mjaft, mjaft më zoti gazetar. Ju jeni të mjerë, të kufizuar dhe nuk dini gjë. Populli është ai që i di të gjitha. Unë i besoj dhe i përgjigjem vetëm popullit tim, i cili një ditë në duar do ta ketë librin për rrugën time të mundimshme si patriot dhe luftëtar i patrembur për liri, për komb, për vatan!…

– Për hamam!… – I thashë disi i nevrikosur

– Lamtumirë shoki. Tit tit, tit tit…

Po, po. E lëshoi receptorin, ish shoku im i fëmijërisë, i cili me të vërtetë filloi të më dhimbsej.

Tags: GazetarOsman GoranciPatrioti
Postimi i mëparshëm

Agim Bahtiri e ushqen nënën e tij dhe ia dedikon fjalët më të mira

Postimi tjetër

Kush nuk po e lë Vitinë të japë dorëheqje, sipas Gjoshit!

Të ngjajshme Postime

NEW BORN
Humor

NEW BORN

16 January 2024
Aforizma për Prizrenin
Humor

Aforizma për Prizrenin

18 November 2023
Trimat e UÇK-së, e bën pushkën top dhe i thanë okupatorit barbar; YUGOSERBIJA, YU-GO-HOME 
Humor

Trimat e UÇK-së, e bën pushkën top dhe i thanë okupatorit barbar; YUGOSERBIJA, YU-GO-HOME

3 November 2023
Një dramë për bullicën
Humor

Një dramë për bullicën

21 October 2023
Fëmijët e fqinjit tim
Humor

Fëmijët e fqinjit tim

22 September 2023
Muri fajtor
Humor

Muri fajtor

25 August 2023
Postimi tjetër
Kush nuk po e lë Vitinë të japë dorëheqje, sipas Gjoshit!

Kush nuk po e lë Vitinë të japë dorëheqje, sipas Gjoshit!

Lajmet e fundit

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

22 December 2025
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu