Shkruan: Osman Goranci
Me që isha i lodhur, mbrëmë vendosa të bie në gjumë më herët se zakonisht. Sapo e fika dritën në dhomë, mu bë se nga jashtë vinin disa britma njerëzish dhe lehje të qenve. Pastaj, dëgjova një trokitje mjaft të zhurmshme në derën e shtëpisë të përcjellë me një zë shqetësues!
– Aman bre, se po vdes, efendi doktori!…
Nga dritarja vërejta dy njerëz mantelbardhë. E kishin kapur rezen e derës dhe britshin pandërprerë. Vura diç krihëve dhe vrapova në drejtim të derës duke e hapur atë me nxitim. Të parin i cili ende qëndronte në këmbët e veta, e njoha menjëherë. Ishte ky Mehmedalia, shoku im i lagjës që punonte si shofer në Shërbimin e ndihmës së shpejtë. Si një fëmijë i tronditur dhe i bërë si limoni, mu hodh në gjoks!
– Aman bre shoki, se po na hanë qenat…
Hoqa të zitë e ullirit deri sa i futa në dhomë. Mehmedalia ende ishte në vete, kurse ky i dyti, (dr. Maksuti, kështu i shkruante në mantelin e tij), më dukej se e kishte humbur vetëdijen. Dukej si një trung i thatë. Nuk i ndihmoi as uji me sheqer e as rakia.
U drejtova nga Mehmedalia, të kuptoj se çka ndodhi me këta dy, sepse më dukej se frika u kishte hyrë në palcë?
– Taksirati, taksirati na ka zonë. Po shofish efendi doktorin, po don me vdes, kurse unë po drillna si struja qi po drill insanin!…- Memzi i dilnin fjalët nga goja.
– Mirë, mirë Mehmedali, mos u shqetëso. – I thashë disi duke ia ofruar një gotë me raki. Pasi piu një gllënjkë, shikoi anash dhe më pastaj, filloi të më rrëfehet.
– E kena kon në ambulanta, kur cingeroi telefoni. N’i njeri tuj piskat e ka thir efendi doktorin…”Aman bre, efendi doktor se po vdes djali”. Sa e lëshova telefonin, kur po thir n’i gruja. “Shpejt se nusja jeme ka pre venat dhe po del gjaki si pej çesmes”. Kur unë e lleza kerin, efendi doktorin e ka thir edhe në gruja tjetër, dhe e ka thonë, “Aman bre doktor, se burrin jem po kap infarkti”. Efendi doktori shpejt e ka marr qantën elle e ka thon mu me ngut. ma shpejt. Meniherë, e kemi arll deri te qajo djali qi po vdes. Kur çka me pa, aj djali e ka kon mirë, por nuk e ka dasht me pi tomlin, kurse efendi doktorin
E kan thirr me tut qajo djalin. E kemi bo shumë nervoz elle e kemi shku te qajo nusja që ka pre venat. Kur e kemi arll atje, kemi pa se qajo nusja tuj pre darllat vjehres para darkës e ka pre gishtin e vogla. Doktori e ka bo nervoza dhe shka nuk e ka thon qasaj grujit!…
Interesant ishte rrëfimi i Mehmedalisë, sepse nuk ishte hera e parë që po dëgjoj një rrëfim të tillë. Mirëpo, këto dy raste nuk kan mundur t’i trondisin aq shumë.
– Po mirë, Mehmedali, a për këtë jeni tarallisur aq shumë, ndërhyra si me shaka?
– Jo more shoki jem.Tash po kallxoj. E kemi shku te qajo njeri q’i e kan thonë se po kap infrakti. E kam trokit në derë disa herë, deri sa e ka dal një njeri ne pengjere tuj piskat: “Kush dreqin po ma prish gjumin!”. – Unë e kam thonë. ”A jeni ju Mazllomi, që po kap infrakti”. Ai insani e ka thonë mu; “Jo, por unë jam Mazllomi që po boj juve infraktin”, dhe menjiherë i ka lëshu qenin e malle të Sharrit me hongër neve… K’shtu e ka zon taksirati neve.
Mehmedalia u ndal për një çast, më shikoi sikur donte të më lutej diç.
– Aman be shoki jem, ti që po shkrujsh në gazeta, po lusish shumë krejt njerzijat e jona që mos me lujnë me fendi doktorin, se po na kap taksirati!