Shkruan: Osman Goranci
Çudi! Në të kaluarën shqiptarët nuk kishin aq shumë fat me fuqitë e EV(G)ROPËS, të cilat gjithherë i mbyllnin sytë dhe veshët para kërkesave të drejta të tyre. Këta, Perandoria Otomane i la në mëshirën e “popullit qiellor” që dikur zbriti nga Karpatet dhe u vendosë në pashallëkun e Beligradit, prej nga filluan të zbrezin kah jugu duke djegur dhe duke shkatërruar gjithë atë çka ishte shqiptare.
Nuk ndihmuan as Kongresi i Berlinit, e as Konferencat e Londrës, Parisit dhe të Versajës, sepse ata ishin gënjeshtar dhe falsifikator të përkryer.
Mirëpo, me kalimin e kohës, kur më në fund e kuptuan se bota civilizuar po përgatitet të ngrit zërin kundër zullumit dhe veprimeve të tyre barbare, pjestarët e këtij “popullit hyjnor”, me të shpejt formuan një delegacion që morri rrugën për në qiell dhe të kërkojë ndihmë nga Zoti xhelëshanëhu, për shfarosjen e shqiptarëve.
Kështu, me të arritur në cak, këtij delegacioni i doli i përpara, – “Kush jeni ju”?
– Ne jemi delegacioni i popullit të shenjtë, nga toka.
– Populli i shenjtë, në tokë?! Por, ku jeni nisur kështu, o ju njerëz të tokës, – i pyeti Zoti, disi i befasuar nga kjo vizitë e papritur.
– Erdhëm të kërkojmë ndihmë nga ti, o i madhi zot, sepse kemi një hall të madh. Filluan të qajnë si fëmijë. Atje poshtë në tokën tonë “të shenjtë” jeton një popull barbar dhe i pa fe. Këta që thonë se quhen shqiptar, po shumëzohen si fara e hithit. Po na i djegin shtëpitë, po na i dhunojnë vajzat dhe grate tona, po na vrasin dhe po na i masakrojnë fëmijët dhe pleqtë!…
– Mjaft, mjaft, se ma plasët zemrën, – u tha Zoti.
– O i madhi Zot, nga gjithë këto krajata e plagë, të lutem dërgo ndonjë murtajë për t’i larguar këta barbarë nga “djepi” ynë i shenjtë, – iu lutën anëtarët e këtij delegacioni.
Zoti, mendoi paksa dhe më pastaj u tha që të kthehen nga kanë ardhur dhe të presin.
2.
Një ditë, mortaja e bardhë hyri në shtëpitë e sërbve, ndërsa aeroplanat e NATO-s, filluan t’i bombardojnë caqet e soldateskës dhe të xhelatëve të tyre. Këta, u katandisën dhe ashtu të tmerruar, formuan një delegacion tjetër dhe me të shpejtë u nisën sërish tek Zoti xhelëshanëhu.
– O Zoti i madh, na morre në qafë, neve, popullin hyjnor. – Filluan të ankohen.
– Pse? – I pyeti zoti I befasuar nga kjo vizitë.
– Delegacioni ynë i mëhershëm të luti që ti shfarosish shqiptarët, e jo neve, – i thanë këta duke kukatur.
– Dëgjoni o ju njerëz të tokës. Sipas hartave të mia, deri në pashallëkun e Beligradit jetojnë shqiptarët, e ju çka keni bërë dallavere atje poshtë me hartat e juaja, unë nuk kam faj. Shporuni që këtej se ju piu e zeza, u tha Zoti i nevrikosur dhe ua mbylli përgjithmonë dyert e portës së tij të madhe në qiell…/InLajmi/






















