Partneri kryesor i koalicionit në Qeverin e Kurtit, kryetari i LDK-së Isa Mustafa del kundeër vendimit të Qeverisë për kufizimin e levizjes së qytetarëve dhe automjeteve.
“Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit”. shkruan Isa Mustafa.