Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka përkrahur vendimin e Qeverisë Kurti për vendosjen e masave të kufizimit të qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve duke filluar nga data e nesërme.
Haxhiu këtë vendim të cilin presidenti Hashim Thaçi sonte e quajti antikushtetuese dhe bëri thirrje që të mos respektohet.
Postimi i plotë i Albulena Haxhiu:
Ai që ka përdhosur Kushtetutën pothuajse në secilin NEN të saj, del e flet për Kushtetutën!
Sipas asaj që kuptova, Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë. Ai bëri thirrje për anarki.
Kjo është e papranueshme e sidomos kur kjo vjen nga Presidenti. Ky President duhet të largohet.
Vendimi është i ligjshëm dhe në përputhje me masat kufizuese pra kundër përhapjes së virusit corona dhe për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!