Qeveria Kurti ka ndërmarrë një disa masa të reja për parandalimin e pandemisë Covid-19.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se i vetmi që nuk është pajtuar me propozimet e qeverisë lidhur me këtë çështje është zëvëndëskryeministri nga radhët e LDK-së, Avdaullah Hoti, derisa ministrat tjerë të kësaj partie kanë votuar pro.
Të njëjtat burime thonë që Hoti nuk ka votuar pro këtij propozimi, kjo pasi që nuk është pajtuar me disa pika.
Nga ana tjetër edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi para pak minutash në një konferencë për media e ka quajtur antikushtetues vendimin e qeverisë.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka shkelur disa nene të Kushtetutes së Kosovës.