Mesfushori i FC Zurich dhe i Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu, po vazhdon që të stërvitë me klubin e tij, pas mungesave disa muajshe si pasojë e lëndimit.
Kryeziu ishte njëra prej mungesave kryesore në mesfushën defansive të Kosovës gjatë kampanjës kualifikuese për Euro 2020, për shkak se kishte lënduar ligamentet e gjurit, shkruan RTK.
Lajmi i mirë është, se Kryeziu është kthyer dhe ka vazhduar stërvitjet e tij me klubin, madje sot ai ka shënuar edhe nga pika e bardh gjatë stërvitjeve.