Akuza. Kundërakuza. Kërcënime. Shantazhe. Manipulime.
Këto dhe shumë tjera u proklamuan se ekzistonin në kuvendet zgjedhore të Lidhjeve Rajonale të Futbollit, kuvendo këto që ishin pjesë e padiskutueshme e akuzave nga opozita në FFK, e cila së fundi ka qenë goxha e zhurmshme sa i përket mandatit të kryetarit të shtëpisë numër një të futbollit kosovar.
Sipas opozitës, që kryesohet nga Arianit Ahmeti, Agim Ademi e Eroll Salihu me bashkëpunëtorë, po tentojnë njollosjen e futbollit kosovar, pasi kuvendet zgjedhore që po mbahen në regjione, që veprojnë si pjesë të FFK-së, janë totalisht ilegale dhe jolegjitime.
Pas problemeve të shumta në Gjilan, as Peja nuk ishte në elementin e duhur. Madje në këtë të fundit u desh ndërhyrja e policisë që të qetësohen gjakrat.
Ndërkaq sot, foli edhe kryetari i Besës, Shemsedin Muhaxheri, i cili nuk u ftua fare nga sekretari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë për kuvendin e mbrëmshëm, përkundër faktit se secili klub duhet ta ketë nga një delegat në LRF (Lidhja Rajovale e Futbollit).
“Unë isha aty para mbledhjes, ku e dërgova edhe autorizimin e klubit. Konfirmova ndryshimin e delegatit, megjithëse ata deklaruan se ndërrimi i delegatit bëhet 20 ditë para mbajtjes së kuvendit, ndërkaq ne nuk kemi pasur informata se kur do të mbahet ai. Sipas statutit, 30 ditë para mbajtjes së kuvendit duhet t’i pranojmë ftesat dhe listat e pjesëmarrësve. Pastaj ka ardhur edhe policia, siç e keni parë edhe ju, dmth gjithçka ka qenë jo e rregullt, pra e orkestruar nga lartë, Agim Ademi, Eroll Salihu dhe Bakir Burri. Katër herë ka marrë nga 11’të vota, pra shihet se është jolegjitime. Me aklamacion votohet një herë, në mënyrë të hapur. Në kuvendin zgjedhor qëndror, që do të mbahet me 28 Janar, unë do t’i adresojë këto probleme, ndërkaq ajo që është e rëndësishme, nesër do të mblidhemi të gjitha lidhjet rajonale të futbollit për ta dërguar në FFK një ankesë të përbashkët, e nëse nuk merret parasysh do të shikojmë drejt instancave tjera, me shpresën se dikush do të merret me to”, përfundoi Muhaxheri, shkruan Blic.
Më poshtë mund t’i gjeni edhe disa mesazhe elektronike të dërguara mes palëve, gjegjësisht mes KF Besës, Lidhjes Rajonale dhe sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihut.