Blerim Latifi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili përmendi bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020, shkruan InLajmi.
Latifi ka thënë se Bahtiri paska premtu bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020, edhe pse e gjithë bota, përfshirë edhe lopët në tregun e gjave në Mitrovicë, e dinë se kjo nuk varet prej tij.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Agimi Bahtiri paska premtu bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020, edhe pse e gjithë bota, përfshirë edhe lopët në tregun e gjave në Mitrovicë, e dinë se kjo nuk varet prej tij. Bashkëvendasi i tij Nexh Spahiu e paska shpallë tradhtar Hashim Thaçin, se po e mbanë flamurin kuq e zi në zyrë. Një zyrtar i Nisma-s paska shtënë me automatik në mes të Gjermanisë, në minutat e parë të vitit të ri. Shenja këto që na paralajmërojnë se edhe gjatë vitit 2020, me gjasë, do të jemi të dënuar të jetojmë duke konsumuar budallaki të shumëanshme.