Klubi i madh anglez, Leicester City duket se është i vendosur për ta blerë sulmuesin kosovar te Fenerbahces, Vedat Muriqin.
Ylli i “Dardanëve”, duke treguar formë të përkryer tek gjigantët turk, duke u bërë një nga sulmuesit më të frikshëm në Turqi.
Leicester City është futur seriozisht në garë për ta blerë Muriqin, i cili gjithashtu është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.
Sipas mediave britanike, Leicester City duhet të paguaj 40 milionë euro për kosovarin, çmim ky të cilin e kërkon Fenerbahce, transmeton Scanner, shkruan RTK.
Muriqi, i cili verën e kaluar iu bashkua Fenerbaces nga Rizesport, në këtë sezon të garave, ka shënuar 10 gola në 15 ndeshjet e zhvilluara si dhe ka bërë dy asistime.