Bashkimi duket se e ka marrë serizisht sezonin dimërore, duke sjellur fitore të një pas njëshme.
Paraqitje e shkëlqyer sonte nga djemtë tanë të udhëhequr nga trajneri Illmen Bajra. Me lojë të mirë ekipore, e sidomos në çerekun e tretë kur e bëmë dallimin, arritëm të shënojmë fitoren e radhës duke e mposhtur Pejën.
Sonte katër lojtarë shënuan pikë dyshifrore, derisa kontibuti i të gjithëve ishte kyç për fitoren e sontme.
Ujkan Karanezi sonte shkëlqeu duke u bërë koshashënuesi më i mirë me 17 pikë e 8 kërcime, derisa Terik Bridgeman, Stevie Clark dhe Corey Raley-Ross po ashtu shënuan pikë dyshifrore.
Kjo është fitorja jonë e 11 në 14 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
FITOREEEE ?? BASHKIMI – Peja 75-67Paraqitje e shkëlqyer sonte nga djemtë tanë të udhëhequr nga trajneri Illmen Bajra….
Posted by KB Bashkimi Official on Saturday, December 7, 2019