Ish Kryeministri Sali Berisha, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar në lidhje me ndihmat jo monetare amsulute.
“Miq, qindra dhe mijëra individë dhe familje të dëmtuara nga tërmeti kane humbur te gjithë investimin e jetës se tyre, kane humbur çdo gjë. Ata kane nevojë për gjithçka. Pikërisht për këtë arsye një ndjenje e fuqishme solidariteti dhe bujarie ndaj tyre ka shpërthyer ne mbare kombin shqiptar por edhe miqtë tanë kudo në botë për te mbledhur ndihma monetare por edhe në ushqime, veshje, shtroje e çdo gjë tjetër qe ndihmon dhe lehtëson gjendjen e te mbijetuarve nga tërmeti. Këta qindra mijëra qytetare shqiptare e te huaj meritojnë nderimin me te madh dhe mirënjohjen më të thellë për aktin e tyre fisnik dhe bujar”, theksoi Berisha.
Ndër të tjerash tha: “Duke dënuar me ashpërsi vendimin cinik por edhe te turpshëm e te pacipe te shpallur nga kreu i Meduzes qe përdor fatkeqësinë e madhe kombëtare për manipulime te neveritshme mediatike dhe gjendjen e jashtëzakonshme për vendime cinike, kërkoj anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe pranimin me mirënjohje te pakufishme te ndihmave për qytetaret e dëmtuar nga tërmeti”.
Postimi i tij i plotë:
Ndalimi dhe refuzimi i ndhmave jo monetare absurd!
Miq, qindra dhe mijra individe dhe familje te demtuara nga termeti kane humbur te gjithe investimin e jetes se tyre, kane humbur çdo gje. Ata kane nevoje per gjithçka. Pikerisht per kete arsye nje ndjenje e fuqishme solidariteti dhe bujarie ndaj tyre ka shperthyer ne mbare kombin shqiptar por edhe miqte tane kudo ne bote per te mbledhur ndihma monetare por edhe ne ushqime, veshje, shtroje e çdo gje tjeter qe ndihmon dhe lehteson gjendjen e te mbijetuarve nga termeti. Keta qindra mijra qytetare shqiptare e te huaj meritojne nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle per aktin e tyre fisnik dhe bujar.
Por ata papritmas dhe ne vend te nje mirenjohje dhe falenderimi marrin nje Jo te thate absurde, cinike nga kreu i meduzes e madje karvanet e tyre sipas mediave jane kthyer mbrapsht. Pranojme vetem kontribute financiare, deklaron me papergjegjesi te plote Edvin Kristaq Rama. Ky eshte nje akt sa çnjerezor dhe zuzar qe shenon nje shtetezim sipas mentalitetit ateror totalitar te te demtuarve nga termeti ne nje kohe kur asnjeri prej tyre gjer sot nuk e ka autorizuar ate per te refuzuar ndihmat bujare te mbledhura per ta.
Eshte çnjerezor gjithashtu sepse fyen ndjenjat fisnike te qindra mijra burrave dhe grave qe duan te ndjane, te lehtesojne sadopak dhimbjen e skamjes brutale te menjehershme qe ju krijoi atyre goditja shkaterruese nga termeti.
Sigurisht shperndarja e ndihmave duhet te jete transparente dhe te organizohet mire, por per shkak se kjo nuk mund te behet apo se ndihmat vidhen nga narkozyrtaret e Edvinit kjo nuk do te thote qe ato te ndalohen. Shperndarja e tyre mund ti besohet Kryqit te Kuq, Gjysem Henes te Kuqe, Karitasit dhe organizatave te tjera me eksperience te çmuar ne kete fushe.
Duke denuar me ashpersi vendimin cinik por edhe te turpshem e te pacipe te shpallur nga kreu i Meduzes qe perdor fatkeqesine e madhe kombetare per manipulime te neveritshme mediatike dhe gjendjen e jashtzakonshme per vendime cinike, kerkoj anullimin e menjehershem te ketij vendimi dhe pranimin me mirenjoje te pakufishme te ndihmave per qytetaret e demtuar nga termeti. /InLajmi