Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj po viziton sot zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, për t’i dhënë përkrahje të mëtejmë të gjithë atyre që janë angazhuar në përballimin e gjendjes dhe të bashkëndjejnë me familjet e prekura nga tërmeti.
“Ne bashkëndjejmë me familjet, bashkëndjejmë për viktimat dhe me të gjitha ato vështirësi që i ka Shqipëria, e bashkëkombësit tanë: , theksoi Haradinaj gjatë vizitës.
Postimi i tij i plotë:
Si Kosovë, nuk do të kursejmë asgjë, që vëllezërve dhe motrave tona nga Shqipëria t’u qëndrojmë afër në këto ditë të vështira me shumë dhimbje për ta, por edhe për ne.
Duke bashkëndjerë me çdo emocion këtë tragjedi që mori shumë jetë njerëzish, sot, bashkë më një pjesë të kabinetit qeveritar, i pritur nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, vizitova Durrësin dhe zonat e prekura nga tërmeti për të parë nga afër situatën dhe për t’u dhënë përkrahje të mëtejme, të pandalshme, të gjithë të angazhuarve në përballimin e gjendjes.
Ne bashkëndjejmë me familjet, bashkëndjejmë për viktimat dhe me të gjitha ato vështirësi që i ka Shqipëria, e bashkëkombësit tanë.
Do të vazhdojmë me qenë bashkë! /InLajmi