Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në takimin në mes grupeve punuese të tyre dhe LDK-së është harmonizuar 100 për qind programi qeverisës.
Ajo ka thënë se nesër pritet që të takohen liderët, Albin Kurti dhe Isa Mustafa për t’u marrë vesh për ndarjen e posteve, njofton Klan Kosova.
“Sot nuk i kemi hapur temat, as për ministri, as për kryeparlamentar as për presidentin. Kjo është përgjegjësi e liderëve. Takimi do të jetë shumë shpejt, nesër, dhe synojmë që marrëveshja do të finalizohet javën e ardhshme”, ka thënë ndër të tjera.